![](/wp-content/uploads/2020/10/Mberritja-e-respiratoreve-3.jpg)
Mbërritën në Shqipëri respiratorët e rinj në kuadër të marrëveshjes së partneritetit midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe tre donatorëve ndërkombëtarë: Ambasadës së Zvicrës, Ambasadës Mbretërore të Norvegjisë për Shqipërinë, dhe Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri (UNDP). Kontributi prej 330,000 USD i Ambasadës së Zvicrës u realizua përmes Projektit Shëndet për të Gjithë.