Kujdesi per te moshuarit-TEST

KUJDESI MJEKËSOR PËR TË MOSHUARIT NË KUJDESIN SHËNDETËSOR PARËSOR

Osteoporoza

Osteoporoza është sëmundje sistemike e skeletit që karakterizohet nga ulja e masës kockore e dëmtime të mikroarkitekturës kockore që çojnë në ulje të fortësisë së kockës dhesi rrjedhim shtim të rrezikut për fraktura.

Me shume

Rrëzimet tek të moshuarit

Rrëzimet janë një nga sindromat geriatrike më të shpeshta me pasoja negative madhore në autonominë dhe cilësinë e jetës të pacientit të moshuar. Si çdo sindromë geriatrike, rrëzimet janë pasojë e uljes së aftësisë së trupit për të kompensuar çrregullime të disa sistemeve trupore që vijnë si pasojë e moshimit. 

Read more

Demenca

Demenca është një sindromë klinike e karakterizuar nga defçite në një ose disa fusha të konjicionit (të mësuarit e kujtesa, gjuha, funksioni ekzekutiv, vëmendja komplekse, konjicioni perceptual-motor e social). Defçitet në këto fusha duhet të jenë një rënie nga niveli i mëparshëm dhe të asaj shkalle sa që të ndikojnë në funksionin dhe autonominë e përditshme.

Read more

Përshkrimi racional i barnave tek pacientët e moshuar

Përshkrimi i barnave tek të moshuarit ndërlikohet nga prania e multimorbiditetit dhe marrjes së disa barnave njëherësh si dhe nga ulja e rezervave funksionale dhe ndryshimet fiziologjike të moshimit.

Read more

Probleme të ushqyerjes dhe peshës tek të moshuarit

Të moshuarit kanë një prevalencë të rritur të problemeve me ushqyerjen dhe peshën, kryesisht në formen e rënies së pavullnetshme në peshe dhe kequshqyerjes. 

Read more

Inkontinenca urinare tek të moshuarit

Inkontinenca urinare është rrjedhja e pavullnetshme e urinës dhe prek 15%–30% të personave mbi 65 vjeç (60–70% të atyre që janë në qendra kujdesi për të moshuar).

Read more

Depresioni

Të moshuarit janë në rrezik më të lartë për depresion për shkak të multimorbiditetit, rënies së kapaciteteve funksionale fzike e konjitive dhe faktorëve psiko-socialë të moshimit si vetmia, izolimi e varfëria.