Zvicra, Norvegjia dhe UNDP financojnë blerjen e 30 respiratorëve për të ndihmuar Shqipërinë të përballojë COVID-19
Një kontribut i ri prej 700,000 USD nga tre donatorët ndërkombëtarë i shtohet 54 respiratorëve të siguruar tashmë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social. Një marrëveshje e përbashkët partneriteti u nënshkrua sot virtualisht midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ambasadës së Zvicrës, Ambasadës Mbretërore të Norvegjisë për Shqipërinë, dhe Programit për Zhvillim të […]
Progresi i qendrave shëndetësore drejt akreditimit
Ekipet e cilësisë së tetë qendrave shëndetësore në qarkun Fier (Patos, Roskovec, Aranitas, Lushnje Nr.1) dhe Dibër (Burrel, Komsi, Klos, Melan) kanë marrë pjesë aktivisht në ciklin e trajnimeve dhe sesioneve mbikqyrëse-mbështetëse për hartimin e rregulloreve të parandalimit të infeksionit, programeve për parandalimin dhe kontrollin e diabetit e hipertensionit dhe rregulloren për përshkrimin e antibiotikëve. […]
RI-HAPJE E THIRRJES PER TENDER
Shëndet për të Gjithë (HAP) është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Sëmundjeve Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i tij është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë përmes shërbimeve të përmirësuara të Kujdesit Shëndetësor Parësor (KSHP). […]
Zhvillimet për reformimin e infermierisë familjare
Sikurse është komunikuar më parë, forcimi i rolit të infermieres në kujdesin parësor familjare është në bazën e dy prej ndërhyrjeve të HAP, përkatësisht: përditësimi i rolit të infermieres në KSHP dhe programi i ri master në infermierinë familjare. Dy grupet e punës për secilën ndërhyrje dhe ekspertet ndërkombëtare kanë punuar paralelisht për secilën ndërhyrje. […]
Hapësirë e dedikuar për COVID-19
Projekti Shëndet për të Gjithë ka publikuar së fundmi një hapësirë të dedikuar për COVID-19 për ti ardhur në ndihmë sidomos profesionistëve të kujdesit shëndetësor parësor. Klikoni KETU për më shumë informacion.
Numri i dytë i buletinit special për COVID-19
HAP ka publikuar numrin e dytë të buletinit informativ mbi veçoritë e shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor në situatën e COVID-19 dhe mbështetjen e HAP për ekipet e KSHP-së. Klikoni KËTU për të lexuar buletinin.