![](/wp-content/uploads/2019/08/A-Workshop-for-strengthening-Monitoring-Evaluation-and-Statistics-Units-2-847x477.jpg)
Më 27 dhe 28 shkurt, Projekti Shëndet për të Gjithë (HAP) organizoi në Tiranë një punëtori dyditore për Forcimin e sektorëve të monitorimit, vlerësimit dhe statistikave pranë drejtorive të Shëndetit Publik dhe drejtorive rajonale të Fondit të Sigurime të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor në qarqet e Dibrës dhe Fierit.
Punëtoritë u fokusuan te përkufizime kyç të monitorim-vlerësimit dhe statistikave; detyrat dhe përgjegjësitë e secilit sektor; menaxhimit të të dhënave sipas Strategjisë Kombëtare për Kujdesin Shëndetësor, si edhe mbledhja, përpunimi dhe analizimi i të dhënave. Pjesëmarrësit në këtë punëtori e vlerësuan atë si një burim njohurish të nevojshme në punën e përditshme