Në ditën e tyre, infermierët dëshmojnë mbi mbështetjen e HAP

Në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve, menduam të dëgjonim nga vetë infermierët se si kanë ndikuar ndërhyrjet e HAP në përmirësimin e aftësive të tyre profesionale, fuqizimin e rolit të tyre në ekipin e mjekësisë familjare dhe mbështetjen me pajisjet e nevojshme për të ofruar shërbim shëndetësor sa më të mirë.

Ja çfarë thanë ata:

Në sajë të projektit Shëndet për të Gjithë është fuqizuar roli i infermierëve në ofrimin e KSHB-së. Kështu ne mundemi të menaxhojmë me profesionalizëm, etikë dhe korrektësi situata të ndryshme gjatë punës së përditshme.

Xhersila Budani, Infermiere, Qendra Shëndetësore Nr. 4, NjVKSh Elbasan

Përshëndetje! Jam Gabriela Shestani, infermiere e Qendrës Shëndetësore Guri i Zi. Bashkëpunimi me HAP ka përmirësuar aftësitë e mia si infermiere. Po ashtu ka ndikuar drejtpërdrejt te një shërbim cilësor tek pacientët.

Gabriela Shestani, Infermiere, Qendra Shëndetësore Gur i Zi, NjVKSh Shkodër

Përshëndetje! Unë jam Eduard Pira, kryeinfermier i Qendrës Shëndetësore Bushat. Ky falënderim shkon për HAPin për trajnimet e dhëna, materialet dhe gjithë mbështetjen dhe suportin praktik që ka dhënë duke na bërë dhe të aftë që të ndërveprojmë për një shërbim sa më cilësor në komunitetin ku ne punojmë. Faleminderit edhe një herë që na bëre edhe pjesë të trajnerëve që ne të trajnojmë kolegët e qendrave tona dhe pjesën tjetër më vonë. Respekt pa fund!

Eduard Pira, Kryeinfermier, Qendra Shëndetësore Bushat, Shkodër

Përshëndetje! Unë jam Klara Feçanji, Qendra Shëndetësore Rajoni 2, Korçë. Bashkëpunimi me HAPin i dha një tjetër shtysë jo vetëm rritjes tonë profesionale, po edhe ndaj një kujdesi më të mirë për personat me nevojat specifike mjekësore.

Klara Feçanji, Infermiere, Qendra Shëndetësore Nr. 2, NjVKSh Korçë

Përshëndetje! Jam koordinatore e kujdesit shëndetësor në banesë pranë qendrës shëndetësore Kashar. Dua të falënderoj projektin Hap që ka ofruar trajnime për të zhvilluar më tej kapacitetetet menaxhuese, për ta forcuar dhe për ta bërë kujdesin shëndetësor parësor më efikas. Gjithashtu kanë ofruar pajisjet bazë për përdorimin dhe funksionimin më të mirë të kujdesit shëndetësor parësor, për individët e sëmurë kronikë dhe me aftësi të kufizuara.

Elda Coniku, Infermiere, Qendra Shëndetësore Kashar, NjVKSh Tiranë

Përshëndetje! Jam Dorina Karaj, koordinatore e kujdesit shëndetësor në banesë në Qendrën Shëndetësore Nr. 4 në Tiranë. Dua të falënderoj Projektin HAP për mbështetjen, për gjithë trajnimet e kryera, kryesisht në krijimin e Grupeve të Kolegëve i cili ka qenë baza e aftësimit tonë duke na mundësuar të japim një shërbim sa më efikas. Faleminderit HAP për mbështetjen.

Dorina Karaj, Infermiere, Qendra Shëndetësore Nr. 4, NjVKSh Tiranë

Përshëndetje! Unë jam Adhurim Xhepi, punonjës në Qendrën Shëndetësore Klos si infemier. Gjej rastin të falënderoj HAP-in për mbështetjen e dhënë, ndihmesën e dhënë ndaj nesh në ofrimin e trajnimeve dhe pajisjeve të dhëna me qëllim përmirësimin e dhënies së shërbimit në banesë në mënyrë efiksase dhe cilësore në komunitetin ku ne punojmë. Faleminderit!

Adhurim Xhepi, Infermier, Qendra Shëndetësore Klos, NjVKSh Burrel

Falë mbështetjes së HAP, mbi 1500 infermierë në qarqet e synuara janë trajnuar mbi kujdesin shëndetësor në banesë, procedurat e avancuara infermierore, çrregullimet e shëndetit mendor dhe kujdesin për të moshuarit.