Osteoporoza është sëmundje sistemike e skeletit që karakterizohet nga ulja e masës kockore e dëmtime të mikroarkitekturës kockore që çojnë në ulje të fortësisë së kockës dhesi rrjedhim shtim të rrezikut për fraktura.
Me shumeRrëzimet janë një nga sindromat geriatrike më të shpeshta me pasoja negative madhore në autonominë dhe cilësinë e jetës të pacientit të moshuar. Si çdo sindromë geriatrike, rrëzimet janë pasojë e uljes së aftësisë së trupit për të kompensuar çrregullime të disa sistemeve trupore që vijnë si pasojë e moshimit.
Read moreDemenca është një sindromë klinike e karakterizuar nga defçite në një ose disa fusha të konjicionit (të mësuarit e kujtesa, gjuha, funksioni ekzekutiv, vëmendja komplekse, konjicioni perceptual-motor e social). Defçitet në këto fusha duhet të jenë një rënie nga niveli i mëparshëm dhe të asaj shkalle sa që të ndikojnë në funksionin dhe autonominë e përditshme.
Read morePërshkrimi i barnave tek të moshuarit ndërlikohet nga prania e multimorbiditetit dhe marrjes së disa barnave njëherësh si dhe nga ulja e rezervave funksionale dhe ndryshimet fiziologjike të moshimit.
Read moreTë moshuarit kanë një prevalencë të rritur të problemeve me ushqyerjen dhe peshën, kryesisht në formen e rënies së pavullnetshme në peshe dhe kequshqyerjes.
Inkontinenca urinare është rrjedhja e pavullnetshme e urinës dhe prek 15%–30% të personave mbi 65 vjeç (60–70% të atyre që janë në qendra kujdesi për të moshuar).
Read moreTë moshuarit janë në rrezik më të lartë për depresion për shkak të multimorbiditetit, rënies së kapaciteteve funksionale fzike e konjitive dhe faktorëve psiko-socialë të moshimit si vetmia, izolimi e varfëria.