Ripublikim | Ftesë për Tender: Forcimi i kapaciteteve të ekipeve të mjekësisë familjare për përdorimin e udhëzuesve dhe protokollove klinike në lidhje me 5 Sëmundje Jo të Transmetueshme (SJT)

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara dhe gjithëpërfshirëse të kujdesit shëndetësor parësor.

Qendra HAP po kërkon shërbimet e një organizate/ kompanie konsulente për të ofruar 1) Edukim Mjekësor të Vazhdueshëm (EMV)  mbi i)  përdorimin e Udhëzuesve dhe Protokolleve Klinike (UPK) për diabetin, hipertensionin, dislipideminë, astmën dhe sëmundjen pulmonare obstruktive kronike (SPOK); ii) monitorimin e ekipeve të mjekësisë familjare në lidhje me zbatimin e UPK-ve për 5 SJT-të dhe, 2) trainimin e ekipeve të autoriteteve shëndetësore gjatë zbatimit të aktiviteteve të tyre monitoruese në lidhje me përdorimin e UPK-ve të 5 SJT-ve nga ekipet e mjekësisë familjare.

Termat e referencës mund t’i gjeni KËTU.

Aplikantët e interesuar për të marrë pjesë në këtë thirrje duhet të paraqesin dokumentacionin më poshtë:

1. Profilin e organizatës/ kompanisë (CV) duke vërtetuar se: 1) është ofrues i KSHP ose ofrues tjetër me përvojë në KSHP në Shqipëri; 2) ka përvojë në ofrimin e aktiviteteve të EMV për ofruesit e KSHP (mjekë dhe infermierë) në tre vitet e fundit (2 deri në 3 faqe);

2. CV të trajnerëve ( të paktën 2 (dy) Mjekë dhe 2 (dy) Infermierë Familjeje) që do të angazhohen nga ofruesi, duke vërtetuar një minimum eksperience 5 vjeçare si ofrues shërbimi në Kujdesin Shëndetësor Parësor dhe një minimum eksperience 3 vjeçare në zhvillimin e materialeve trajnuese për ofruesit e shërbimeve të KSHP-së si dhe ofrimin e trajnimeve të akredituara.

3. Tarifë ditore për trajnim, me dy trajnerë të pranishëm gjatë gjithë trajnimit, në Lekë, TVSH të përfshirë. Kjo tarifë ditore duhet të përfshijë punën përgatitore për përvetësimin e materialeve të trajnimit që do të sigurohen nga Qendra HAP dhe zhvillimin e materialeve përkatëse në PPT apo materialeve të tjera të punës.

4. Tarifa për 1 (një) cikël trajnimi për mbështetje në vendin e punës, në Lekë, TVSH të përfshirë. Një cikël trajnimi duhet të sigurohet nga një Konsulent.

5. Koston e transportit për trajnerët në Lekë/km, TVSH të përfshirë.

6. Dokumentat e regjistrimit të organizatës/kompanisë (NIPT, QKB, etj) dhe nje Vërtetim për përgjegjësinë tatimore, ku thuhet nëse janë subjekt i TVSH-së apo jo.

Propozimet duhet të dorëzohen brenda datës 6 qershor 2024, ora 16:00, në zarfe të vulosur (në kopje të shtypura dhe të skanuara në CD/USB), me shënimin Forcimi i kapaciteteve të ekipeve të mjekësisë familjare në adresën e mëposhtme:

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Gërmenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.5, Tirana, Albania